Filloi ndeshja Andorra – Shqipëria
25 mars 2019
| 20:45
Ka filluar edhe ndeshja tjetër kualifikuese e rëndësishme për shqiptarët në mes Andorrës dhe Shqipërisë.
Kjo ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Estadi Nacional d’Andorra” dhe është në kuadër të grupit H. Shqipëria në këtë ndeshja ka synim fitoren, pasi në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020” pësoi humbje në shtëpi nga Turqia me rezultat 0-2.
Pas kësaj humbje është shkarkuar trajneri Christian Panucci, kurse në këtë përballje kuqezinjtë po i drejton Ervin Bulku.
/Epoka e re/