Filloi ndeshja Angli – Kosovë
10 shtator 2019
| 20:45
Ka filluar ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2020” në mes Anglisë dhe Kosovës.
Kjo ndeshje është vlerësuar nga të dyja kombëtarët si më e rëndësishmja në Grupin A, pasi përcakton edhe përkohësisht edhe pozitën e parë. Anglia është një skuadër më përvojë të madhe, por zhvillimi i shpejtë dhe rezultatet e mira kanë bërë që optimizëm të ketë edhe në kampin e Kosovës.
Mungesë e madhe për “Dardanët” në ketë ndeshje janë mungesa e Milot Rashicës, Arbër Zeneli, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. Ndeshja po zhvillohet në “St. Mary’s Stadium”, kurse mbi 4 mijë shikues shqiptarë janë të pranishëm për t’i përkrahur “Dardanët”.
/Epoka e re/