Filloi ndeshja Ballkani – Cluji

08 shtator 2022 | 18:46

Ka filluar ndeshja e Ligës së Konferencës mes Ballkanit dhe Clujit.

Ky është një kapitull i ri për skuadrën kampione të Kosovës, që është historik edhe për futbollin Kosova, pasi për herë të parë një klub merr pjesë në grupet e Ligës së Konferencës.

Ballkani i kaloi të gjitha pritshmëritë dhe arriti të kualifikohet deri në këtë fazë, duke bërë që Superliga e Kosovës të shënojë rritje në renditjen e UEFA-s. Djelmoshat që drejtohen nga Ilir Daja do të mundhen që në stadiumin “Fadil Vokrri” të marrin një rezultat pozitiv ndaj Clujit.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi, për “Epokën e re” ka folur për ndeshjen e radhës që skuadra kampione e Kosovës e zhvillon në grupet e Ligës së Konferencës. Ai premton maksimumin të enjten përballë skuadrës së Clujit. “Jemi të kënaqur me të arriturat historike që kemi bërë, por nuk jemi ndalur së punuari që sukseset t’i vazhdojmë. Të enjten e kemi ndeshjen debutuese në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Do të përgatitemi në maksimum për t’u paraqitur në mënyrë të denjë. Normalisht se do të jetë e vështirë, sepse dihen kualitetet e ekipit të Clujit”, ka thënë Thaqi.

Në këtë ndeshje gjyqtarët nga Zvicra janë ata që do të ndajnë drejtësinë. Urs Schnyder do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Marco Zurcher dhe Zurcher Benjamin do të jenë ndihmësit e tij. Sven Wolfensberger është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli ynë vazhdon të shënojë ngritje të madh. Ka kohë…