Filloi ndeshja Ballkani – Shkupi
Ka filluar ndeshje kthyese e Ligës së Konferences mes Ballkanit dhe Shkupit.
Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, derisa atmosfera është e jashtëzakonshme dhe stadiumi i mbushur me shikues. Nuk po mungojnë as tifozët mysafirë nga Shkupi, “Shvercerat”.
Skuadra e Ballkanit është e motivuar për ta shkruar historinë e sportit të Kosovës, duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës e kanë kryer gjysmën e punës pasi e kanë fituar ndeshjen e parë të zhvilluar me Shkupin me rezultat 1-2, ndërsa sonte i mjafton edhe barazimi për të siguar fazën e grupeve.
Trajneri Ilir Daja, i cili po i prin me mjaft sukses Ballkanit, ka thënë se klubi që ai e drejton duhet të jetë i koncentruar në ndeshjen kthyese që zhvillohet sonte (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Ne kemi bërë hap të mirë në udhëtim. Shkupi është ekip i mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të koncentruar. Por edhe ne kemi kualitetet tona. Kemi ndeshje të vështirë. E rëndësishme është që është ndeshje mes ekipeve shqiptare. Duhet t’i presim si na pritën në Shkup. Do të bëjmë maksimumin për ta siguruar kualifikimin”, ka thënë Daja.