Filloi ndeshja FC Prishtina-Europa FC
05 korrik 2018
| 19:00
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-1, kurse sot Prishtina e ka me të lehtë për të arritur kualifikimin për faktin se luan para shikuesve të vet.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, kurse edhe një numër i konsiderueshëm shikuesish janë të pranishëm për të përcjell këtë ndeshje shumë të rëndësishëm për Prishtinën dhe Kosovën.
Kjo ndeshje po drejtohet nga gjyqtarët: Ioannis Papadopoulos (kryesor), Ilias Alexead (ndihmës i parë), Konstantinos Nikolaidis (ndihmës i dytë) dhe Emmanouil Skoulas (i katërt). Ndërsa delegat i ndeshjes është David McDowell nga Sllovenia, mbikëqyrësi i gjyqtarëve Dushan Krchnak nga Sllovakia dhe personi përgjegjës për të dhënat e UEFA-s, Egi Duro nga Shqipëria.
/Epoka e re/