Feronikeli kampion i Kosovës

19 maj 2019 | 16:18

Feronikeli e fitoi ndeshjen vendimtare ndaj Prishtinës me rezultat 1-0 dhe në këtë mënyrë është shpallur kampion i Kosovës në futboll. Golin e vetëm në ketë ndeshje e shënoi Yll Hoxha, në minutën e 73-të.  “Nikli” shpallet për herë të tretë kampion me 80 pikë të grumbulluara, ku nga 33 ndeshje regjistroi 25 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje.

90+ Hoti largohet në lojë, Magani inkuadrohet në lojë.

90’ Jasharovski rrezikon, por pa sukses.

83’ Thaqi inkuadrohet në lojë në vend të mesfushorit Morina.

80’ Mevlan Zeka inkuadrohet në lojë në vend të lënduarit Kastriot Rexha.

76’ Da Silva ndëshkohet me karton të verdhë.

73’ Yll Hoxha shënon për 1-0.

70’ Prishtina bën edhe zëvendësimin e tretë. Jasharovski inkuadrohet në lojë në vend të Ahmetit.

68’ Diar Miftaraj e Paulon Kastriot Rexhën, kurse nga gjuajta e lirë nga Yll Hoxhës devijohet dhe përfundon në duart e Visar Bekajt.

61’ Hoti bëri një depërtim të mirë, por me pas dhe lojtarët mysafirë ia morrin topin në mënyrë të pastër.

58’ Argjend Mustafa inkuadrohet në lojë në vend të Aragos.

55’ Feronikeli rrezikon edhe një herë portën mysafire, por mbrojtja “bardhekaltër” e largon topin.

52’ Mirel Josa reagon duke e inkuadruar në lojë ‘xhokerin’ e tij, Mërgim Pevqeli. Nga loja ka dalë sulmuesi Mario Morina.

51’ Vendasit rrezikuan nga një rivënie këndore, por portieri mysafir Visar Bekaj e devijon topin.

Filloi pjesa e dytë e ndeshjes mes Feronikelit dhe Prishtinës. Ndryshime në formacione nga trajnerët Ramadani dhe Josa nuk ka. Feronikelit i mjafton barazimi që të shpallët kampion, kurse Prishtinës i duhet fitorja.

Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli-Prishtina me rezultat 0-0. Dy rastet më të mira në këtë pjesë i kishin Rexha dhe Da Silva, por që nuk arritën t’i konkretizojnë në gol.

45+ Gjyqtari kryesor ka akorduar tre minuta shtesë në ndeshjen Feronikeli-Prishtina, kurse rezultati vazhdon të jetë 0-0.

41’ Hoti nisi një kundërsulm se bashku me Fazliun dhe e shërbyen brazilianin Da Silva, i cili nuk arriti të shënoi.

37’ Regjistrohet rasti i parë serioz në ndeshje. Pas një kundërsulmi Feronikeli arrin të rrezikojë nëpërmjet sulmuesit Rexha, por ai gjuan plogësht në drejtim të portës prishtinase.

26’ Gjyqtari kryesor e ndëshkon Kastriot Rexhën me karton të verdhë.

23’ Feronikeli i afrohet golit, por Hoti nuk arriti të shfrytëzoi gabimin e portierit Bekaj. Rezultati vazhdon të jetë 0-0.

20’ Yll Hoxha ka krosuar në drejtim të Kastriot Rexhës, por lojtarët e Prishtinës e devijuan topin. Rezultati vazhdon të jetë 0-0. Më pas vendasit kërkojnë penallti, por gjyqtari Nuza nuk mendon ashtu.

12’ Rezultati vazhdon të jetë 0-0, por tensionet në fushë e lojës kanë filluar të ngritën, pasi lojtarët e të dyja skuadrave kanë filluar të kenë fërkime mes veti Morina dhe Prekazi.

10’ Rezultati vazhdon të jetë 0-0 në ndeshjen kryesore që po zhvillohet në Drenas mes Feronikelit dhe Prishtinës. Në minutat e parë “Nikli” pati kontrollin, por Prishtina ka filluar të dal në lojë.

————————————————————-

Filloi ndeshja Feronikeli – Prishtina (live)

Ndeshja e shumëpritur në mes Feronikelit dhe Prishtinës ka filluar më pesëmbëdhjetë minuta vonës. Kjo erdhi pas Federata e Futbollit të Kosovës nuk i kishte deleguar gjyqtarët për ketë ndeshje.

“Niklit” në ketë ndeshje përveç fitores i mjafton edhe barazimi për të arritur synimin që ka shpalljen kampion për edicionin 2018/2019, derisa Prishtinës i duhet patjetër fitorja nëse dëshiron trofeun e më të mirit. Ndryshe atmosfera na stadiumin “Rexhep Rexhepi” është fantastike dhe stadiumi është i mbushur me tifozë.

Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari Genc Nuza me ndihmësit e tij, Fatlum Berisha, Fatmir Sekiraqa, Tefik Maloku, Besfort Kasumi dhe Mervan Bejtullahu.

Formacionet:

Feronikeli: Troshupa, Islami, Prekazi, Lladrovci, Hoxha, Dabiqaj, Morina, Hoti, Silva, Fazliu, Rexha.
Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Arago, Ahmeti, Mankenda, Morina, Khalid.

IPKO Superliga

Feronikeli – Prishtina       1-0

Ferizaj – Gjilani                   2-1

37’ Wilber Perez shënoi nga penalltia për rezultatin    1-0
53’ Dardan Çerkini e kalon skuadrën vendase në epërsi 2-1

Trepça ‘89 – KEK-u           4-0

7’ Hasan Hyseni kaloi vendasit në epërsi 1-0
22’ Lassine Traore e shtoi epërsinë në 2-0
30’ Franck Herman shënoi golin e tretë për vendasit
67’ Hasan Hyseni realizoi për 4-0

Flamurtari – Llapi              3-2

23’ Behar Maliqi realizon për 1-0
26’ Alban Shillova barazoi rezultatin në 1-1
33’ Mërgim Boshnjaku e kalon Flamurtarin për herë të parë në epërsi
39’ Egzon Krasniqi e shton epërsinë e vendasve në 3-1
77’ Ahmed Januzi e ngushton epërsinë në 3-2

Ballkani – Drita                   2-0

5’ Blend Baftiu shënoi për     1-0
6’ Blend Baftiu e ngritë epërsinë e vendasve në 2-0

Liria – Drenica                    1-3

9’ Osman Mziu i kaloi mysafirët në epërsi 1-0
35’ Diellor Beseni
55’ Armend Abazi e kaloi Drenicën në epërsi 1-2
67’ Armend Abazi shënon e golin e tretë për Drenicës 1-3

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përleshje fizike ka ndodhur para pak çastesh në mes…