Kosova humbet për herë të parë në ‘Fadil Vokrri’
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i mbylli me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, pasi u mposhtë nga Anglia me rezultat 0-4. Kjo është humbja e parë e “dardanëve” në këto kualifikime, por edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”.
90+ Kosova pëson edhe golin e katërt. Dresheviqi rrëshqiti dhe nga kjo përfitoi ylli i Chelseat, Mason Mount që shënoi për 0-4.
83’ Anglia shënon edhe golin e tretë. Autor i golit është zëvendësuesi Marcus Rashford.
81’ Rashani inkuadrohet në vend të Nuhiut.
79’, Anglia shënon edhe golin e dytë. Harry Kane e shfrytëzoi një gabim të Fidan Halitit dhe e dërgon topin në rrjetën e portierit Muriq.
76’ Kosova organizoi edhe një sulm të mirë dhe pas një bashkëpunimi me Besar Halimin i afrohet portës kundërshtare, por gjuajtja e tij u bllokua nga Declan Rice.
73’ Alex Oxlade-Chamberlain liron vendin për Mason Mount, derisa Florent Hadergjonaj e liron vendin për Edon Zhegrovën.
69’ “Dardanët” e organizuan një kundërsulm, kur Halimi asistoi bukur deri të Hadergjonaj, i cili goditi plogësht dhe ky aksion përfundoi pa asnjë rrezik për Anglinë.
65’ Bernard Challandes reagon duke e inkuadruar në lojë Besar Halimin në vend të Valon Berishës.
63’ Fidan Aliti e ndali Sterlingun pa asnjë problem.
62’ Anglia rrezikoi dy herë porën e Muriq. Fillimisht portieri e ndali gjuajtjen e Rashford, kurse Kane e goditi shtyllën.
59’ Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford inkuadrohet në lojë në vend të Callum Hudson-Odoi.
53’ Vjen edhe një rast i mirë për Kosovën, por kapiteni Amir Rrahmani nuk goditi si duhet me kokë dhe rezultat vazhdon të jetë 0-1.
49’ Regjistrohet rasti më i mirë për Kosovën, por gjuajtja e Berishës përfundon jashtë portës.
48’ Ndëshkohet me karton të verdhë Benjamin Kollolli.
48’ Kosova e nis mirë pjesën e dytë duke rrezikuar, por mbrojtësit mysafirë e dërgojnë topin në korner.
Pjesa e parë: Kombëtarja e Anglisë e mbylli pjesën e parë ndaj Kosovës me rezultat 0-1. Golin e vetëm në ndeshjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri” e realizoi Harry Winks, në minutën e 32-të.
42’ “Dardanët” e Challandesit provuan të barazojnë rastin ndaj Anglisë, por gjuajtja e Valon Berishës përfundoi lartë mbi portë.
32’ Kosova bëri një gabim në mbrojtje dhe këtë e shfrytëzoi anëtari i Tottenham Hotspur, Harry Winks doli përballë portierit Muriq dhe shënoi për 0-1.
30’ Callum Hudson-Odoi gjuan, por pa problem për portierin Arjanet Muriq.
29’ “Dardanët” provuan një kundërsulm, por Kollolli e teproi dhe nuk arriti t’i shërbeji bashkëlojtarët.
26’ Dresheviq gjuan nga largësia, por gjuajtja përfundoi lartë mbi portën e anglezëve.
24’ Milot Rashica gjuan nga jashtë zonës së rreptësisë, por gjuajtja nuk ishte e fuqishme për të befasuar portierin Nick Pope.
23’ Kosova mundohet pas një korneri, por gjuajtja e Rrahmanit bllokohet nga mbrojtësit mysafirë. Rezultati vazhdon të jetë 0-0.
18’ Kosova organizon një sulem nga e djathta, por Hadergjonaj nuk arrin të harroi deri të Nuhiu.
15’ Anglia e sulmon Kosovën, por gjuajtjen e Sterlingut e ndali portieri Muriq. Numri një i “dardanëve” po tregon se është në formë të mirë edhe në ketë ndeshje.
11’ Anglia provon nga ndërprerja, por Muriq ishte në vend.
7’ Kosova provon të shënon, por gjuajtja e Nuhiut më kokë ishte e lehtë për portierin mysafirë.
5’ Harry Kane dhe Harry Maguire provuan të gjuajnë drejtë portës së “dardanëve”, por gjuajtjet e tyre u bllokuan.
2’ Alex Oxlade-Chamberlain pësoi një lëndim pas një përplasje me Valon Berishën, por asgjë serioze.
1’ Florent Hadergjonaj gjuan shumë plogështe në drejtim të portës së anglezëve.
————————————————–
Filloi ndeshja Kosovë – Angli (live)
Ka filluar ndeshja e shumë pritur në mes Përfaqësues së Kosovës dhe Kombëtares së Anglisë.
Kjo përballje në mes “dardanëve” dhe “Tre Luanëve” është e vlefshme për Grupin A kualifikues në Kampionatin Evropian.
Pavarësisht faktit se Kosova ka humbur mundësinë që të kualifikohet nëpërmjet kësaj faze e në anën tjetër Anglia që tashme e ka siguruar pjesëmarrjen në “Euro 2020”, interesimi për ketë ndeshje ishte i madh. Stadiumi “Fadil Vokrri” është i mbushur me tifozë dhe atmosfera si gjithmonë është e jashtëzakonshme. E veçanta për ketë ndeshje është se shumë tifozë kanë ardhur në Kosovë për të përcjell ndeshjen e ekipet kombëtar, dhe ata ndryshe nga vendet e tjera janë mirëpritur nga tifozët “dardanët” dhe qytetarët e Kosovës.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për ketë ndeshje ka deklaruar: “Për neve është një sfidë e mrekullueshme dhe për ne Anglia është ekipi më i mirë në botë me sulm të jashtëzakonshëm e me fitore të thella”.
“Do të një festë për Kosovën, mëkat që nuk do të jetë në gjendje që të kualifikohet përmes kësaj faze, por presioni nga lojtarët tani është shkarkuar. Kemi besimin se do të kemi një mikpritje të jashtëzakonshme, por gjatë ndeshjes jam i sigurt se tifozët do të jenë prapa ekipit të tyre”, ka thënë në konferencën e fundit për shtyp, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.
Gazeta “Epoka e re” do t’iu mbajë të informuar më më të rejat nga ndeshja Kosovë – Angli.
/Epoka e re/