Filloi ndeshja Kosovë – Bjellorusi

21 nëntor 2023 | 20:45

Ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Bjellorusisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian “Euro 2024”. Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova ka humbur shpresat për kualifikim në “Euro 2024”, derisa kjo është ndeshja e fundit në fazën kualifikuese. Megjithatë “dardanët” do të mundohen që të marrin tri pikë dhe të përfundojnë në pozitë më të mirë në mënyrë që në ciklin tjetër të kenë kundërshtarë më të lehtë.

Trajneri Primoz Kliha nuk ka bërë ndryshime në formacion, pasi sikurse ndaj Zvicrës ka vendosur për 11-shën e njëjtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar…