Filloi ndeshja Kosovë – Bullgari

25 mars 2019 | 20:45

Filloi ndeshja në mes Përfaqësues së Kosovës dhe Bullgarisë në kuadër të kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2016”.

Kosova pas formës fantastike në njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit ku arriti edhe suksesin historik në Ligën e Kombeve është favorit në ndeshjen që sonte e zhvillon ndaj bullgarëve, të cilët kanë përvojë të madhe ndërkombëtare.

Futbollistët që drejtohen nga Bernard Challandes e kanë përkrahjen e madhe të shikuesve, pasi stadiumi “Fadil Vokrri” është i mbushur me tifozë. Shumë prej tifozëve kanë ardhur nga Gjermania, Austria dhe vendet tjera evropiane për të parë nga afër idhujt e tyre.

Kjo është ndeshja e parë për Kosovën në kualifikueset për “Euro 2020”, derisa Bullgaria e ka zhvilluar një të tillë ndaj Malit të Zi (1-1).

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur…