Filloi ndeshja Kosovë – Greqi (foto)
Ka filluar ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe Greqisë, e vlefshme për grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për “Dardanët”, pasi e mposhtën në ndeshjen e parë Qipron me rezultat 0-2 dhe një fitore tjetër do të rriste entuziazmin për rezultate të reja pozitive. Ndryshe atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri”është e jashtëzakonshme e krijuar nga tifozët “dardanët”.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Arijanet Muriq, Lirim Kastrati, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti, Florian Loshaj, Betimm Fazliji, Edon Zhegrova, Arber Zeneli, Milot Rashica, Vedat Muriqi.
Greqia: Dimitrios Limnios, Giorgos Giakoumakis, Giorgos Masouras, Petros Mantalos, Dimitris Kourbelis, Tasos Bakasetas, Kostas Tsimikas, Pantelis Chatzidiakos, Konstantinos Mavropanos, George Baldock, Odysseas Vlachodimos.
/Epoka e re/