Filloi ndeshja Kosovë – Ishujt Faroe

10 shtator 2018 | 20:45

Ka filluar ndeshja në mes Kosovës dhe Ishujve Faroe, e cila është e vlefshme për ligën D, grupi 3 në Ligën e Kombeve.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Kosovën, pasi synon pozitën e parë në grup, por edhe për faktin se për herë të parë në ndeshje si vendas po luan në fushën e saj. Futbollistët dhe trajneri Bernard Challandes janë shfaqur optimist lidhur me këtë ndeshje, duke paralajmëruar se do të fitojnë për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë muaj më parë.

Përndryshe stadiumi “Fadil Vokrri” është i stërmbushur dhe atmosfera e krijuar nga “Dardanët” është hipozante.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatori amerikan, njëherësh kryetar i Komisionit të Sigurisë së Shtetit,…