
Filloi ndeshja Kosovë – Rumani
16 qershor 2023
| 20:45
Ka filluar ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” mes Kosovës dhe Rumanisë.
Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, derisa është e treta për “dardanët” në këto kualifikuese.
Atmosfera në stadiumin që bartë emrin e legjendës Fadil Vokrri është mjaftë e mirë, por ekziston edhe optimizmi për rezultat pozitiv.
Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse dhe kapiteni Amir Rrahmani një ditë para ndeshjes kanë paralajmëruar se sonte fitorja do t’i takon “dardanëve”, pasi është e vetmja rrugë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Nga dy ndeshje Kosova ka grumbulluar gjashtë pikë.
/Epoka e re/