Filloi ndeshja miqësore Hungari – Kosovë
Ka filluar ndeshja miqësore mes Hungarisë dhe Kosovës, e cila po zhvillohet në “Puskash Arena” në Budapest.
Atmosfera është e jashtëzakonshme, derisa federata hungareze ka njoftuar se të gjitha biletat janë shitur për këtë ndeshje.
Hungaria llogaritet favorit ndaj “Dardanëve”, të cilët ditë me parë e mposhten Armeninë (1-0), kurse kjo është ndeshja e dytë nën drejtimin e Franco Fodas.
“Nuk do të jetë e lehtë, pasi luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë. Kemi ekip që ka aftësi teknike, por përballja ndaj Hungarisë do të jetë e vështirë, që udhëhiqet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira siç është Marco Rossi. Sidoqoftë, ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë. Ndeshja me Hungarinë ishte aranzhuar para se unë të bëhesha trajner i Kosovës. Por ne duhet të përballemi ndaj kundërshtarëve të tillë, pasi është niveli ku ne synojmë të arrijmë dhe të luajmë në të ardhmen. Ne do të luajmë me besim përballë Hungarisë”, ka thënë Foda.
/Epoka e re/