
Filloi ndeshja Moldavi – Shqipëri
Ka filluar ndeshja e shumë pritur për të gjithë shqiptarët mes Moldavisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Evropianit “Euro 2024”.
Kjo ndeshje për kuqezinjtë është si finale për faktin se fitorja dhe barazimi i sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Evropian. Siç dihet Shqipëria është e para në Grupin E me 13 pikë, kurse Moldavia është e katërta me 9 pikë.
Lidhur më këtë ndeshje shumë të rëndësishme kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka thënë se futbollistët shqiptarë janë gati për ta realizuar endurën e madhe dhe se nuk do të hyjnë në këtë ndeshje për barazim, por për fitore.
Ndërsa optimist për rezultat pozitiv është shprehur edhe trajneri i Moldavisë, Sergei Kleschenko. Ai ka theksuar se skuadra e tij do ta japë shpirtin në fushën e lojës.
Ndeshja është duke u zhvilluar në “Zimbru Stadium” dhe po drejtohet nga gjyqtari William Collum (Skotland).