
Filloi ndeshja Rumani – Kosovë
12 shtator 2023
| 20:47
Ka filluar ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila po zhvillohet në “Arena Nationala”.
Kosova në ndeshjen e fundit të zhvilluar në “Fadil Vokrri” barazoi me Zvicrën (2-2) dhe sonte ka synim që të nxjerr një tjetër rezultat pozitiv dhe të mbajë gjallë shpresat për kualifikim.
Pikët maksimale i kërkojnë edhe rumunët të cilët duan të shfrytëzojnë terrin vendas.
Rumania është e dyta më 9 pikë, kurse Kosova zë vendin e pestë me katër pikë.