Filloi ndeshja Rumani – Kosovë

15 nëntor 2024 | 20:47

Ka filluar ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e rëndësishme për të dyja këto dy shtete për kalimin tutje në Ligën e Kombeve. Rumunët kanë 12 pikë, derisa “dardanët” kanë 9 pikë.

“Dardanët”, që arritën të enjten në Bukuresht, do të përballen me Rumaninë nga e cila ndeshje presin fitore me rezultat bindës në mënyrë që të mbesin në garë për vendin e parë në grup.

Një ditë para ndeshjes ndaj rumunëve, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë se duhet ta fitojë ndeshjen për faktin se vendi i parë është ende i mundshëm. “Detyra ime është ta përgatis ekipin. Vitin e kaluar nuk kam qenë trajner, por kemi parë respekt nga ekipet kombëtare edhe në kampionatin evropian, andaj pres respekt edhe nga Rumania”, ka thënë Foda.

“Jemi të gatshëm dhe dëshirojmë të fitojmë. Pastaj, mbetet të shihet në ndeshjet e fundit se kush do të jetë në pozitën e parë në grup”, ka shtuar Foda

Për ndeshjen ndaj Kosovës ka folur trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu: “Shpresoj të mos bëni shaka me Kosovën. Kosova është një ekip i madh që mund të fitojë kundër çdo skuadre. Fakti që nuk arritën të bënin një grup të fortë, nuk do të thotë se nuk janë një ekip i rëndësishëm. Nuk ka më një gjë të tillë, vetëm ne e imagjinojmë…”.

Formacionet zyrtare:

Rumani: Nita, Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu, R.Marin, M.Marin, Stanciu, Man, Dragus, Mihaila.

Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Rrahmani, Aliti, Berisha, Rexhbeçaj, Jashari, Muslija, Zhegrova, Muriqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teutë Rrusta nga PSD-ja ka reaguar në lidhje me grantin…