Filloi ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe

20 nëntor 2023 | 20:45

Ka filluar ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe. Atmosfera është fantastike në stadiumin “Air Albania”.

Siç dihet Kombëtarja e Shqipërisë e ka siguruar kualifikimin në “Euro 2024”, por trajneri Sylvinho ka paralajmëruar se dëshirojnë që t’i mbyllin kualifikueset me fitore.

“Objektivi ynë i dytë është të arrimë vendin e parë në grup se do ishte shumë bukur që të kishim mundësi që në short të kishim një mundësi tjetër. Duhet të bëjmë një paraqitje sa më të mirë dhe ta mbyllim me fitore”, ka thënë Sylvinho.

Shqipëria është e para në grupin E me 14 pikë, derisa Ishujt Farore në vendin e fundit me vetëm një pikë. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se pas ndeshjes do të ketë një festë në stadium.

“Jo vetëm futboll në ‘Air Albania’, ndaj Ishujve Faroe ka edhe festë! Një mbrëmje, që nuk duhet humbur”, thuhet në njoftimin e FShF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i Berlinit planifikon të testojë një tren me levitacion…