Filloi ndeshja Suedi-Zvicër

03 korrik 2018 | 16:00

Në stadiumin “Saint Petersburg Stadium” filloi ndeshja në mes Suedisë dhe Zvicrës, e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Zvicra si kapiten në këtë ndeshje po e udhëheq Valon Behrami, i cili bashkë me tre shqiptarët e tjerë synon që ta kualifikojë Zvicrën në çerekfinale. Një gjë e tillë është shumë e mundur kur merren parasysh paraqitjet në tri ndeshjet e para në fazën e grupeve, por edhe suedezët kanë ambicie të mëdha, pasi arritën të kalojnë grupin në të cilin bënte pjesë edhe kampionia e botës, Gjermania.

Gjyqtar i ndeshjes është slloveni Damir Skomina, kurse fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me fituesin e ndeshjes Kolumbi-Angli.

Formacionet:

Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Granqvist, Augustinson, Ekdal, Svenson, Klaeson, Foresberg, Berg, Toivone. Trajner: Anderson.
Zvicra: Sommer, Lang, Akanji, Djourou, Rodriguez, Behrami, Xhemaili, Xhaka, Shaqiri, Zuber, Drmiq.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim…