Filloi nënshkrimi i kontratave të 462 kadetëve policorë
26 prill 2024
| 10:48
Policia e Kosovës, Departamenti për Burime Njerëzore, më 24.04.2024 dhe 25.04.2024, ka mirëpritur, me qëllim të nënshkrimit të kontratave, kadetët e gjeneratës së 60-të të PK-së.
Për rëndësinë e të qenit polic i Republikës së Kosovës, për detyrat që i presin fillimisht në Akademi e më pas edhe në punën policore, kadetëve u folën eprorë të lartë të Departamenti për Burime Njerëzore.
Në këtë gjeneratë është planifikuar të jenë gjithsejtë 460 kadet policorë, prej tyre 366 meshkuj dhe 94 femra. Ndërsa sa i përket përkatësisë etnike, janë 454 shqiptarë, 3 boshnjak, 2 turk, 1 egjiptian.
Gjenerata e 60-të, trajnimin themelor në AKSP-në, do të fillojë më 29.04.2024.