Filloi puna për plotësim/ndryshimin e Ligjit për Avokatinë, Qorrolli: Iniciativa për ndryshim rrjedh nga vlerësimi ex-post i Ligjit

01 gusht 2024 | 18:58

Ka filluar puna për hartimin dhe finalizimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatinë nga Grupi Punues i kryesuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga kabineti i Ministres, nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Oda e Përmbaruesve Privat, organizatat e shoqërisë civile: KDI dhe FOL, ndërsa munguan përfaqësuesit nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Në fjalën e tij zëvendësministri Qorrolli tha se, iniciativa për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatinë rrjedh nga vlerësimi ex-post i Ligjit për Avokatinë, i cili është dërguar në Qeveri në shtator të vitit 2022, dhe më pas kjo gjë është shndërruar në strategji legjislative të Ministrisë së Drejtësisë që brenda vitit 2024 ky ligj të ndryshohet dhe plotësohet.


Zëvendësministri Qorrolli tregoi se rekomandimet e dal nga vlerësimi ex-post kanë të bëjnë me ndryshim/plotësimet e Ligji për Avokatinë, veçanërisht në lidhje me përcaktimin e dispozitave ligjore të organeve të Odës dhe kompetencave të tyre; përcaktimin e obligimit ligjor për nxjerrjen në afat dhe publikimin për konsultime publike të akteve nënligjore për zbatimin e Ligjit për Avokatinë; kushtet për hyrje dhe ushtrimin e profesionit të avokatisë; çështjen e përfaqësimit nga avokatët e sapo hyrë në profesion; kornizën nënligjore dhe institucionale për ndihmën juridike pa pagesë si dhe avancimin e masave mbrojtëse të pacenueshmërisë së zyrës së avokatit.

Krejtësisht në fund, zëvendësministri Qorrolli shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen për plotësim/ndryshimin e Ligjit për Avokatinë sipas dinamikës së paraparë dhe potencoi që në fund të muajit gusht do të mbahet punëtoria tre ditore e Grupit Punues ku do të diskutohen rekomandimet e ofruara për ndryshim plotësimin e këtij Ligji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doktori nga Malisheva Fatmir Karaxha, ditën e djeshme është sulmuar…