Filloi raundi i dytë i takimit trepalësh në Bruksel

18 gusht 2022 | 15:12

Ka filluar raundi i dytë i takimit trepalësh ndërmjet përfaqësuesve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Më herët, veçmas, kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borell dhe i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kanë biseduar me Kurtin dhe Vuçiqin.

Në Bruksel më herët ka përfunduar takimi i parë trepalësh në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit ser,  Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësve evropianë në dialog, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Në takimin trepalësh ka marrë pjesë edhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burgjet ruse po rekrutojnë vullnetarë që të luftojnë në Ukrainë,…