![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/projekti.jpg)
Filloi realizimi i projektit ‘Krijimi i ambientit turistik në malet e Kabashit dhe të Korishës’
21 nëntor 2022
| 14:28
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik e Komunës së Prizrenit, në kuadër të projekteve për zhvillimin e turizmit malor, filloi të hënën realizimin e projektit ‘Krijimi i ambientit turistik në malet e Kabashit dhe të Korishës’, i cili destinacion është mjaft i vizituar nga turistët dhe qytetarët e Kosovës.
Ky investim, në këtë ambient turistik, do të ndikoj pozitivisht në zhvillimin e turizmit të Komunës së Prizrenit.