
Filloi shpërndarja e kifleve për nxënësit e ciklit të ulët në shkollat e Podujevës
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu të martën ka vizituar shkollat fillore “Shaban Shala” dhe “Naim Frashëri” për të parë ecurinë e procesit mësimor në këtë situatë epidemiologjike, ku dhe njëkohësisht pa nga afër realizimin e projektit për shpërndarjen e kifleve për nxënësit nga klasa e parë deri te klasa e pestë.
Ky projekt ka filluar të implementohet nga mbështetja e nivelit qendror për komunat, e cila ka ndarë mjetet buxhetore, ndërsa komunat përkatësisht drejtoritë e arsimit e kanë për detyrë përcjelljen dhe zbatimin e këtij projekti. Komuna e Podujevës është prej komunave të para e cila ka filluar ta zbatojë këtë projekt.
Gjatë vizitës tek shkollat drejtori Fetahu, u shpreh i lumtur për arritjen e realizimit të këtij projekti dhe ka njoftuar se nga ky projekt do të përfitojnë 37 shkolla me mbi 7000 nxënës.