Filloi trajnimi i gjeneratës së re të Inspektoratit Policor të Kosovës

15 tetor 2018 | 15:33

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ka filluar të hënën trajnimi i gjeneratës së re të programit profesional “Inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës”, ku pjesëmarrës janë shtatëmbëdhjetë kadetë.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin drejtori i përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet e sigurisë publike dhe organizatat ndërkombëtare.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, ka thënë se kjo është gjenerata e parë që po fillon trajnimin bazikë të një programi profesional i cili është si rezultat i projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian.

Ai ka thënë se është hera e parë që në Akademia një agjenci fillon trajnimin profesional me program të validum nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, si rezultat i punës së përbashkët të ekspertëve vendorë e të projektit të binjakëzimit.

Smakiqi u ka uruar suksese në përfundimin e këtij trajnimi pjesëmarrësve.

Ndërsa kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, ka thënë se sot po shënohet një moment i veçantë pasi është gjenerata e parë që do të trajnohen dhe certifikohen në programe tashmë të njohura dhe të validuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për pozitën profesionale, Inspektor Policorë.

“Juve ju pret një periudhë e vështirë në të cilën kërkohet angazhim dhe përkushtim i përditshëm. Ne presim që ju të përfundoni këtë sfidë me rezultate të larta dhe pastaj bashkë të punojmë si pjesë e strukturës së Inspektoratit Policor për të rritur efikasitetin dhe profesionalizmin në arritjen me sukses të misionit të rëndësishëm të përcaktuar me ligj”, ka thënë Kelmendi.

Ajo ka falënderuar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe stafin për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm duke iu uruar suksese në arritjen e objektivave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxhmenti i lartë i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nga…