Filloi votimi për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje!
21 janar 2018
| 10:11
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, kanë filluar të votojnë për të zgjedh kryetarin e ri.
Në garë është vetëm një konditat dhe ai është ish kryetari i kësaj partie, i njohur si lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kjo vie pas përçarjeve që e kanë përfshi këtë parti, pasi dorëheqje kanë dhënë nga pozitat e tyre në parti, kryetari Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sjediu, anëtarë tjerë të kryesisë, deputetë, ish sekretari organizativ Dardan Molliqaj dhe kryetari i komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati. Dorëheqjet kanë ardhur pas pakënaqësive të tyre me Kurtin dhe zhvillimeve tjera në parti.