Fillojnë aktivitetet e shënimit të javës së gjashtë globale për siguri në rrugë

17 maj 2021 | 16:13

Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Asociacionit Kosovar të Motorizimit dhe Policisë së Kosovës, u shënua “Java Globale e Sigurisë Rrugore”, ku si qëllim kryesorë i fushatës është kufizimi i shpejtësisë për automjete deri në 30 km/h.

Zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi, ka shprehur bindjen e tij se renditja e sigurisë rrugore si prioritet i lartë do të kontribuojë në uljen e numrit te aksidenteve rrugore dhe përmirësimin e gjendjes në sigurinë e trafikut rrugor në përgjithësi.

“Kufizimi në këtë shpejtësi shpëton jetë dhe mbron të gjithë pjesëmarrësit që i përdorin rrugët, veçanërisht fëmijët, këmbësorët, biçiklistët, njerëzit e moshuar dhe personat me aftësi të kufizuara, andaj duke u sjellë në pajtim me rregullat dhe Ligjet e Trafikut rrugor, secili nga ne, mund të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor”, ka thënë Durmishi.

Ndërsa Gazmend Hoxha, përfaqësues i Policisë së Kosovës ka thënë se policia është pjesë e këtij aktiviteti dhe do të përkrah me njësitë relevante ketë aktivitet duke bërë thirrje për respektimin e rregullave të trafikut.

“Njëkohësisht mbështet propozimin që në vendbanimet urbane, dhe pranë shkollave të ketë shpejtësi më të ulët, atë 30 kilometra në orë”, është shprehur Hoxha, duke shtuar se respektimi i rregullave të trafikut duhet të bëhet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, si dhe për zvogëlimin e aksidenteve në përgjithësi”, ka deklaruar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar të hënën…