Fillojnë investimet në rehabilitimin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”

09 tetor 2020 | 15:55

Komuna e Gjakovës ka filluar investimet në rehabilitimin dhe rifunksionalizimin e një pjesë të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, duke ofruar kështu ambiente më të përshtatshme për qytetarët dhe adhuruesit e arteve të ndryshme.

Me një shumë prej rreth 20 mijë eurosh, në këtë objekt pritet të vihet në funksion galeria e arteve si dhe të sigurohet teknika e zërimit për sallën universale.

Këto ambiente i ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili ka thënë se shumë shpejtë Gjakova do ta ketë njërën ndër galeritë më moderne në Kosovë, ndërsa salla universale e pallatit do të ketë një sistem modern të zërimit, i cili do të jenë në dispozicion të të gjitha llojeve të aktiviteteve që do të organizohen në këtë sallë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…