Fillojnë mbjelljet e sezonit vjeshtor në kryeqytet
22 nëntor 2018
| 15:23
Ndërmarrja “Hortikultura” ka filluar të enjten mbjelljen e fidanëve dekorativë nëpër lagje të kryeqytetit si dhe nëpër oborre të institucioneve publike.
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se do të mbillen 900 drunj të rinj në oborre të shkollave, çerdheve, QMF-ve, në hapësirat publike në “Breg të Diellit”, “Kalabri”, “Lakrishte”, “Dardani”, “Ulpianë”, “Rrugën B” si dhe në hapësira të institucioneve qeveritare.
/Epoka e re/