Fillojnë patrullimet e përbashkëta mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë

01 korrik 2021 | 13:08

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes dy drejtorëve të dy policive, Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, për patrullime të përbashkëta në disa akse rrugore, të enjten ka filluar së zbatuari ky memorandum.

Grupi i parë i zyrtarëve policorë të trafikut nga Policia e Kosovës, sot do të fillojnë patrullimet në territorin e Republikës së Shqipërisë, pastaj do të vazhdohet me grupet e tjera.

“Për të gjithë drejtuesit e automjeteve (jo vetëm për ata që shkojnë në Shqipëri), të respektohen rregullat dhe shenjat e trafikut, të kihet kujdes maksimal në sigurinë në trafik. Respektimi i rregullave dhe kujdesi në trafik, shpëton jetë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut…