![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/suharekë.jpg)
Fillojnë punimet e një parku në qytetin e Suharekës
23 maj 2019
| 17:11
Komuna e Suharekës ka njoftuar se janë duke vazhduar projektet e ndryshme në të mirë të qytetarëve të saj.
Në qytetin e Suharekës ka filluar të ndërtohet një park për të gjithë qytetarët e kësaj komune. Për të parë ecurinë e punimeve në këtë park ka shkuar të enjten kryetari i Komunës së Suharekë, Bali Muharremaj.
Ai ka thënë se si kryetar i komunës është në shërbimin e qytetarëve. “Me sinqeritetin dhe modestinë tonë do ta dëshmojmë seriozitetin e përkushtimit për ju”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/