Fillojnë punimet infrastrukturore në lagjen “Pejton”

20 tetor 2019 | 12:35

Duke filluar nga dita e hënë, 21 tetor, rruga “Nazmi Mustafa” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete. Në lagjen “Pejton” po fillojnë punimet për implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në këtë lagje. “Lusim banorët për bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet. Falënderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit”, është theksuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Refugjatë. Refugjatë të rritur në pjesë të ndryshme të Evropës,…