Fillojnë punimet në amfiteatrin e hapur në Moronicë (foto)
01 nëntor 2022
| 16:21
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka vizituar punimet në projektin për përmirësimin infrastrukturës në amfiteatrin e hapur në Moronicë me titull “Intervenime në përmirësimin e infrastrukturës për zhvillimin e aktiviteteve kulturore”.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me komunën dhe ChwB dhe zbatohet në kuadër të programit “Zhvillimi i Rajonit Ekonomik Perëndim përmes Trashëgimisë Kulturore”, një projekt i iniciuar nga CHwB Kosova dhe i realizuar në bashkëpunim me gjashtë komunat e rajonit ekonomik perëndim.