Fillojnë punimet në kanalizimin e fshatit Burim në Malishevë
08 gusht 2019
| 17:48
Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka inspektuar të enjten nga afër punimet e filluara në kanalizimin prej 1 000 metrave në fshatin Burim. “Qeveria komunale është në angazhim me kapacitete të plota për realizimin e planifikimeve sipas dinamikës së paraparë, në infrastrukturën e kanalizimeve, rrugëve me shtrim të asfaltit, trotuareve dhe ndriçimeve”, ka thënë Berisha. Ai para fshatarëve të Burimit ka thënë se projektet do të vazhdojnë edhe në infrastrukturën shkollore.
Kurse përgjegjësi komunal për punimet e kanalizimit në fshatin Burim, Januz Krasniqi, ka kërkuar nga kompania që të respektohet kontrata dhe punimet të kryhen sipas standardeve të parapara në kontratë.