Fillojnë punimet në ndërtimin e pesë rrugëve në Kaçanik
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, dhe nënkryetari Ylber Bajra, janë takuar të hënën me drejtorët e drejtorive të kësaj komune, në kuadër të aktiviteteve dhe projektet javore komunale.
Në këtë takim, përfaqësuesi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka bërë me dije së projektet kapitale janë në vlugun e punimeve.
Ai ka theksuar se kanë filluar punimet në ndërtimin e pesë rrugëve në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve në Komunën e Kaçanikut” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës”.
Në kuadër këtij projekti do të rregullohen rrugët në fshatin Elezaj “Iliria”, “Pishtarët e Lirisë” dhe “Shqiponja”, ndërsa në fshatin Stagovë rruga “Man – Dashi” si dhe rruga “Prushi” në fshatin Kaçanik i Vjetër. Ky projekt do të realizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Komunën e Kaçanikut për vitin 2018, ndërsa në tërësi do të kushtoj 100 mijë e 162 euro e 24 centë. Gjatë javës, Drejtoria e Shërbimeve Publike do të fillojnë punimet edhe në kuadër të projektit “Rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve lokale” , ku pritet të fillojnë punimet tek Zyra e vendit në Kaçanik të Vjetër, trotuari në Provoli, rruga “Martirët” në fshatin Stagovë, si dhe rehabilitimi i rrugës në lagjen “Rakoc”.
/Epoka e re/