Fillojnë punimet në segmentin e rrugës “17 Shkurti” në Skenderaj
Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se kanë filluar punimet në segmentin e rrugës “17 Shkurti” në zonën urbane të këtij qyteti. Ky projekt përfshin tre segmente të rrugëve në këtë pjesë të qytetit.
Në fillimin e punimeve të pranishëm ishin edhe kryetari i kësaj komunë, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtoresha e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe bashkëpunëtorë.
Ndër të tjera kryetari Jashari, ka theksuar se rruga “17 Shkurti” do të bëhet moderne.
“Sot, filluan punimet në segmentin e rrugës ‘17 Shkurti’ në qytet, ku së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë pamë nga afër fillimin e punimeve. Ky projekt që përfshinë tre segmente të rrugëve, përveç që do të përmirësojë infrastrukturën rrugore në këtë zonë urbane, do të bëhet mjaft moderne dhe atraktive për banorët. Kjo pjesë e qytetit pa dyshim që do të jetë ndër pjesët më të bukura të Skenderajt”, ka thënë Jashari.
/Epoka e re/