Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugëve në Caravik të Klinës
Në vazhdën e projekteve kapitale për përmirësimin e infrastrukturës dhe me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët, kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Caravik të Klinës.
Për të parë nga afër fillimin e punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, i cili ka uruar banorët për fillimin e punimeve dhe ka theksuar se ky projekt është si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të tyre dhe vendosmërisë së komunës për të kompletuar infrastrukturën rrugore nëpër të gjitha fshatrat.
Ndërsa, banorët e këtij fshati janë shprehur të lumtur me fillimin e realizimit të këtij projekti, duke e cilësuar si një investim shumë të rëndësishëm që iu krijon lehtësira në qarkullim.
Ky projekt ka një vlerë buxhetore 38 mijë euro dhe një gjatësi rreth 1 000 metra.
/Epoka e re/