![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/mitrovice-3.jpg)
Fillojnë punimet për ndërtimin e ballkonit panoramik dhe shtegut të ecjes në Mitrovicë
Në fshatin Zasellë të Mitrovicës është inauguruar fillimi i punimeve për ndërtimin e ballkonit panoramik dhe shtegut të ecjes.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve, i pranishëm ishte kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari Arian Tahiri, kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, drejtori për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Elvis Feka.
Kryetari Hamza u shpreh i lumtur për fillimin e realizimit të këtij projekti, për të cilën tha se do të jetë nga vendet më të mira dhe më të frekuentuara në qytetin e Mitrovicës.
Ndërsa drejtori Elvis Feka ka theksuar se ideja për realizimin e këtij projekti është iniciuar nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm dhe ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e turizmit si dhe do të jetë një vlerë e shtuar për qytetin e Mitrovicës.
Ky projekt po realizohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëfinancimit në mes të komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, vlera e të cilit është 250 000.00 euro.