Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë
23 prill 2018
| 15:56
Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar se të martën do të bëhet ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.
Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet tek “Hidrocentrali Lumbardhi” (ish-Kozhnjeri), kilometri i gjashtë, me fillim nga ora 11:00.