Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës ‘Rrahim dhe Shabi Gërbeshi’ në Marec
09 gusht 2022
| 12:38
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës “Rrahim dhe Shabi Gërbeshi” në Marec.
“Po punojmë në planifikimin dhe ekzekutimin e mirëfilltë të projekteve rrugore, për një Prishtinë sa më të qasshme!”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.