Fillojnë punimet për ndërtimin e zhveshtoreve në stadiumin “Demush Mavraj”

05 nëntor 2020 | 11:45

Kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të zhveshtoreve në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog.

Kjo do të jetë faza e parë e ndërtimit për këtë vit. Vitin e ardhshëm do të vazhdohet me fazën e dytë (II). Në fazën e parë do të përfshihet kati i parë, ku do të jenë zhveshtorët për futbollistë, zhveshtorët për gjyqtarë, zyra për delegat, administrata, dhoma për doping, dhoma për fizioterapeut dhe këndi për fitnes.

Me kompletimin e tërësishëm të projektit, do të plotësohen kriteret strukturore të UEFA-së. Ky projekt financohet nga Komuna e Istogut.

Në foto mund ta shihni se si do të duket stadiumi “Demush Mavraj” pasi të kompletohet tërësisht ky projekt.

Fotografia e FC Istogu

 

Fotografia e FC Istogu

 

Fotografia e FC Istogu

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kjo…