Fillojnë punimet për renovimin e banesave në qytetin e Lipjanit

28 qershor 2021 | 12:58

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, bashkë me zëvendësambasadorin amerikan, Nicholas J. Giacobbe, drejtoreshën e MCC-së për Kosovë, Sarah Olmstead dhe Petrit Selimi shef ekzekutiv Sfidat e Mileniumit në Kosovë, ka inauguruar fillimin e punimeve për renovimin e objekteve shumëbanesore në qytetin e Lipjanit, projekt i financuar nga MCC-ja ku edhe Komuna e Lipjanit do të financojë 30 për qind të këtij projekti.

“Me implementimin e këtij projekti për renovimin të këtyre objekteve shumë banesore, do ngritët standardi jetësor dhe do të zvogëlohen shpenzimet e qytetarëve lipjanas. Në kuadër të këtij projekti do të rinovohen kulmet, do të ndërrohen dyert e hyrjeve dhe dritaret, do të fasadohen komplet mbështjellësi i jashtëm i objekteve. Falënderoj popullin amerikan dhe të gjithë partnerët për angazhimin e tyre në realizimin e këtij projekti, që për qytetarët e Lipjanit është mbështetje e veçantë dhe e rëndësishme”, ka thënë kryetari Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se ndeshja e…