Fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës ‘Martirët e kombit’ në Gjakovë
21 gusht 2023
| 14:19
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini kanë vizituar fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës martirët e kombit” në këtë qytet.
Sipas njoftimit të MAPL-së, ky projekt ka vlerë mbi 1 milion euro dhe është financuar nga Granti i Performancës Komunale. “Përmes këtij zgjerimi të rrugës do të nisin punimet në zgjerimin e segmentit rrugor që gjendet nga vendi i njohur si ‘Ura e Tabakut’ deri te ‘Ura e Ahmet Efendisë’ në Gjakovë”, thuhet në njoftim.
Punimet në këtë rrugë do të lidhin Gjakovën me Reken e Keqe si dhe me dy pikat kufitare me Shqipërinë, “Qafa e Prushit” dhe “Qafa e Morinës”.