
Fillojnë vizitat për shërbime veterinare periodike falas në Rahovec
07 nëntor 2022
| 13:51
Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku i shoqëruar nga veterinari i angazhuar nga Komuna e Rahovecit dhe zyrtarë të BPZHR-së, kanë filluar vizitat te fermerët blegtorë, për t’i hapur kështu rrugë parandalimit të sëmundjeve përmes vaksinimit.
“Vizitat do të realizohen në baza periodike në tërë territorin e Komunës së Rahovecit, ku përmes këtij shërbimi do arrijmë të jemi më afër fermerëve blegtorë të komunës sonë”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.