Fillon afati kalimtar në basketboll
19 dhjetor 2022
| 13:43
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se afati kalimtar për klubet e Prince Caffe Superligës fillon sot (më 19 dhjetor).
Afati kalimtar do të zgjasë deri më 21 dhjetor. Ky afat pritet të jetë mjaft interesant, me disa basketbollistë që pritet të ndërrojnë klube ndërsa garat në elitë janë bërë shumë interesante.
“Basketbollistët kosovarë mund të bëjnë ndryshime të skuadrave deri më 21 dhjetor, kurse skuadrat mund të regjistrojnë basketbollistët e huaj 72 orë para javës së 22-të”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Stinori pranveror pritet të sjell spektakël, duke marrë parasysh synimet e skuadrave por edhe ndeshjet interesante që po zhvillohen.