Fillon afati për certifikim të partive politike për zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale se afati i aplikimit për certifikim ka filluar dhe përfundon më 16 gusht 2021.
Sipas një postimi në rrjetin social në “Facebook” të faqes së KQZ-së, thuhet se kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, në çdo kohë, gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri 16:00.
“Njoftohen të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale se afati i aplikimit për certifikim ka filluar dhe përfundon më 16 gusht 2021. Kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, në çdo kohë, gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri 16:00”, ka njoftuar KQZ-ja.