Fillon aksioni i pastrimit të mbeturinave në Rahovec
Pas mbajtjes së takimeve me kryetar të lagjeve të Rahovecit, kryetar të fshatrave, përfaqësues të OJQ-ve dhe përfaqësueseve të operatorëve ekonomik të cilët kanë kontrata në komunën e Rahovecit, të mërkurën ka filluar aksioni për pastrimin e mbeturinave me moton “Ta pastrojmë Rahovecin së bashku”.
Ky aksion pritet të zgjas deri në heqjen e të gjitha “pikave të zeza” me mbeturina në tërë hapësirën e komunës së Rahovecit.
I pranishëm në fillimin e aksionit të pastrimit të mbeturinave ishte edhe kryetari i komunës Smajl Latifi me stafin e tij, nxënëset e shkollave fillore “Ardhmëria” dhe “Isa Boletini”.
Aksionit i janë përgjigjur edhe punëtorët ndërmarrjes publike KRM “Ekoregjioni” Prizren, Njësia Operative në Rahovec.
Aksionit i janë përgjigjur qytetarë në gjithë territorin e komunës, nxënës dhe vullnetar të Qendrës Rinore SHL-Kosova.
/Epoka e re/