Fillon aksioni për dezinsektimin e fshatrave të Ferizajt  

27 gusht 2020 | 15:36

Aksioni i nisur ditë më parë për dezinsektimin kundër mushkonjave në qytetin e Ferizajt ka vazhduar edhe në fshatra.

Përveç përfundimit të dezinsektimit në disa rrugë të qytetit, janë katër ekipe që po kryejnë dezinsektimin edhe në një pjesë të fshatrave për të vijuar sipas radhës në të gjitha fshatrat e Ferizajt.

Ky aksion po monitorohet nga inspektorët komunal dhe vet kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha, i cili ka marrë pjesë në monitorimin direkt në terren të këtij aksioni.

Po ashtu, tash kur edhe pak ditë nis procesi mësimor, ka nisur edhe dezinfektimi i objekteve shkollore të cilat do të jenë të gatshme për nisjen e procesit mësimor sipas rregullave e udhëzimeve për mbrojtjen e shëndetit publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…