Fillon aplikimi për certifikim të subjekteve politike për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut
27 tetor 2020
| 11:19
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike (partitë politike; iniciativat qytetare; koalicionet; dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut.
Ky afat përfundon më 30 tetor, në orën 18:00, raporton “Epoka e re”.