Fillon aplikimi për rimbursim të kuponëve fiskal
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar qytetarët se nga data 1 prill mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal deri më 30 prill.
“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes uebfaqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Sipas këtij njoftimi, fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €). “Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ )”, është thënë në njoftimin e ATK-së.