Fillon asfaltimi i disa segmenteve rrugore në fshatrat Kuqicë dhe Tërrnavc
08 dhjetor 2019
| 15:50
Në kuadër të projekteve të shumta infrastrukturore që janë duke u zhvilluar në Komunën e Skenderajt, ka filluar asfaltimi i disa segmenteve të rrugëve në fshatrat Kuqicë dhe Tërrnavc të kësaj komune.
Për të parë nga afër punimet në këto rrugë, ka qenë e pranishme edhe drejtoresha e Urbanizmit, Sanije Ahmeti së bashku me inxhinierë dhe profesionistë.
Komuna e cila drejtohet nga Bekim Jashari, ka vlerësuar se ky projekt është tejet i rëndësishëm për rregullimin e infrastrukturës për banorët e kësaj pjese.
/Epoka e re/